Kategoria Superiore

FOTO/ Miqësorja e parë në tokën turke, Tirana mat forcat me klubin moldav

Tirana ndodhet në Turqi, ndërsa po zhvillon fazën përgatitore për ndeshjet e Champions League, me të parë që e ka më 5 korrik ndaj F91 Dudelange, për raundin e parë kualifikues.

Ndërsa ndodhet në Turqi “bardheblutë” kanë njoftuar se ditën e sotme do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Dinamo-Auto Tiraspol.

Në një postim në rrjetet sociale, klubi kryeqytetas bën me dije se ky takim do të nisë në orën 15:30 me të Shqipërisë.

“Ditën e sotme në orën 16:30 (TRT)/15:30 (CET), ekipi do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Dinamo Tiraspol. Në përfundimin e kësaj ndeshje do të publikohen dhe momentet më pikante të këtij takimi.”-shkruhet në postimin e Tiranës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency