Muller shkruan historinë me Gjermaninë, 32-vjeçari në misionin e radhës
Gjermania “turpëroi” Italinë në Nations League, pasi skuadra e Hansi Flick triumfoi 5-2 në Borussia-Park.
Thomas Muller vendosi emrin në listën e golashënuesve në mbrëmjen e së martës, duke prekur koutën e 44 golave në ndeshjen e tij të 116 me përfaqësuesen.
12 vite më parë shënonte golin e parë me Gjermaninë, në Kupën e Botës, Afrika Jugut 2010, përballë Australisë (13 qershor 2010), ndërsa mbrëmjen e kaluar shënoi golin e parë të karrierës në portën e italianëve.
Për momentin, Muller është i vetmi lojtarë aktiv në kombëtare në top-listën e golashënuesve ( i shtati), me një mesatare shënimi 0.38 gola për ndeshje. Një karrierë fantastike për lojtarin e Bayern, pasi ia ka dalë të parakalojë emra si Ballack apo edhe Bierhoff, ndërsa është një gol larg legjendës Rummenigge (45 gola).
Golashënuesi më i mirë në historinë e Gjermanisë është Miroslav Klose me 71 finalizime, një shifër e pamundur për Muller, por 32-vjeçari ka shansin për të prekur “podiumin”, pasi vendi i tretë, Lukas Podolski (49 gola) është vetëm 5 gola larg.



