Bundesliga

Barcelona ka gati ofertën e fundit për Lewandowskin, Bayerni drejt “dorëzimit”

Barcelona ka përgatitur një tjetër ofertë për Bayernin në lidhje me Robert Lewandowskin. Klubi katalanas ka siguruar një marrëveshje me bomberin polak, të cilin e pret një kontratë 2+1 me 16 milionë euro neto në sezon.

Bild shkruan se klubi katalanas do t’i ofrojë kampionëve të Gjermanisë 32 milionë euro + 5 milionë të tjera në formë bonusesh për të siguruar kartonin e 33-vjeçarit.

Lewandowski ka edhe një vit kontratë në Bavari, por ka vendosur të nisë një aventurë të re në La Liga pas 8 viteve te Bayerni. Pas sfidës që Polonia luajti ndaj Belgjikës në Nations League, golashënuesi më i mirë në historinë e Bundesligas, u shpreh:

A ka një akord me Barcelonës dhe Bayernit? Tani po mendoj vetëm për pushimet pas një sezoni kaq të vështirë. Kjo është e vetmja gjë që më kalon në mendje dhe për të cilën kam nevojë”, deklaroi kapiteni i Polonisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency