U ngjit në Serinë A, klubi italian firmos me goleadorin e kampionatit zviceran
Pas rikthimit në elitën e futbollit italian, Lecce ka nisur punën për përforcimin e ekipit, teksa pasditen e sotme ka prezantuar firmën me sulmuesin Assane Ceesay.
Ky i fundit vjen nga Zyrihu, ku mbylli një sezon të shkëlqyer me 20 gola të shënuar në 33 ndeshje, teksa me Leccen ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, me opsion zgjatjeje edhe për një vit të tretë.
Ceesay është nga Gambia dhe prej disa sezonesh luan në Zvicër, teksa spikati pikërisht këtë vit me Zyrihun dhe u largua prej aty me parametra zero, pasi i përfundoi kontrata me klubin zviceran.
Menjëherë pas mbërritjes në Itali, sulmuesi nuk ngurroi të pozojë edhe me shallin e Lecces, skuadër të cilën do ta përfaqësojë sezonin e ardhshëm, në eksperiencën e parë të tij në Serinë A.



