Angli

“Kritikat e Mourinhos para skuadrës më mbushën sytë me lot”, ish-futbollisti i United zbulon debatin me portugezin

Jose Mourinho nuk është nga ata trajnerë që mund të marrë me të mira një futbollist. Portugezi njihet për sjelljen e drejtpërdrejtë me lojtarët, ndërsa në shumë raste nuk ia ka përtuar atyre edhe kritikat publike. Së fundmi, ish-futbollisti i Manchester United, Angel Gomes ka zbuluar se Mourinho e kritikoi para të gjithë skuadrës dhe se në atë moment ai ishte gati në lot pasi nuk mundi të duronte fjalët e 59-vjeçarit.

“Nuk e kam treguar më parë këtë histori, por njëherë Mourinho më grumbulloi me ekipin e parë për një ndeshje të Kupës. Ishim në tavolinë duke ngrënë darkë dhe ai thjesht erdhi aty duke më bërtitur. Më tha se ishte i lodhur nga unë, këmbëngulte se në fushë nuk kisha bërë atë që më kishte kërkuar.

Por, fjalët ishin të rëndë dhe ishin para së gjithë skuadrës. Unë nuk e prisja një reagim të tillë, u struka në vendin tim dhe disa nga shokët u afruan për të më ngritur humorin madje më thanë se Mourinho ishte thjesht duke më provokuar. Isha shumë i ri dhe mendoja se Mourinho më urrente, shkova menjëherë në dhomën time dhe i telefonova babait, isha gati duke qarë”, u shpreh Gomes.

Tashmë, 21-vjeçari është pjesë e Lille në Francë ndërsa sezonin e fundit e mbylli në huazim te Boavista, ndërsa së fundmi mesfushori me tipare sulmuese thekson se e kupton Mourinhon ndërsa shton se portugezi kërkon vetëm t’iu japë një mesazh të qartë të rinjve se nuk mund të bëjnë qejf në një skuadër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency