Gossip

FOTO/ Berardi “bën golin e jetës”, i jep fund beqarisë

Sulmuesi dhe kapiteni i Sassuolos, Domenico Berardi i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni të organizuar në Lago Di Garda. Futbollisti 27-vjeçar është martuar me Francesca Fantuzzin, teksa çifti ishin bashkë prej shumë kohësh dhe vetëm këtë verë vendosën të lidhin kurorën.

Berardi u pa mjaft i lumtur në ditën më të bukur të jetës së tij, teksa tashmë pritet të nisë muajin e mjaltit, në pritje për të mësuar edhe skuadrën ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi Italian duket i bindur për t’u larguar nga Sassuolo dhe për momentin kanë shfaqur interes për të klube si Juventusi, Milani dhe Roma, megjithatë vetëm në javët e ardhshme do të mësohet më shumë për të ardhmen e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency