Premier League

E kryer/ Krahu i djathtë i Guardiolës, ish-fantazisti italian rikthehet te City

Manchester City do të rikthejë Enzo Marescan. Ish-mesfushori italian, do të punojë si ndihmës i Pep Guardiolës në vend të Juanma Lillo. 56-vjeçari spanjoll ka arritur akordin me Al Sadd.

Maresca drejtoi Manchester City U23 në sezonin 2020/2021, ekip me të cilin fitoi titullin kampion dhe vendosi rekorde në Premier League 2.

Ndërkohë, në sezonin e fundit ai punoi si trajner i Parmës në Serie B, aventurë që përfundoi në nëntor pas 14 ndeshjesh në stolin e ekipit emilian.

Marrëveshja është arritur dhe 42-vjeçari, i cili luajtur me skuadra si Juventus, Fiorentina dhe Sevilla, do të rikthehet në “Etihad Stadium”, tashmë si krahu i djathtë i Pep Guardiolës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency