“Katar 2022”, shansi i fundit për “yllin” brazilian që të fitojë Botërorin, ja detaji
Neymar dhe kombëtarja e Brazilit mund të ndajnë rrugët së bashku mbas “Katar 2022”. Sinjalet e largimit të sulmuesit nga kombëtarja i ka dhënë shoku i tij, Rodrygo. Anësori i Realit pritet të marrë fanellën me numrin 10 kur zyrtarisht Neymar do të shpallë tërheqjen nga “Seleçao”.
Braziliani është një nga futbollistët më të famshëm të brezit të tij, pasi ai ka shënuar 74 gola në 119 paraqitje. Megjithatë, “ylli” i Paris Saint-Germain nuk ka mundur të fitojë asnjë trofe të madh për kombin e tij, së fundmi ai humbi finalen e Copa Americas kundër Argjentinës.
Shansi i fundit për 30-vjeçarin pritet të jetë turneu i Kupës së Botës në Katar, ku ai do të luajë shanset për të fituar një trofe të rëndësishëm me kombëtaren braziliane.
Gjenerata e artë braziliane nuk do ta ketë aspak të pamundur ta zëvendësojë lojtarin e PSG-së, pasi talentët si Rodrigo, Vinicius Jr, Richarlison janë të gatshëm për t’i marrë vendin në ekip.
Në një intervistë të Rodrygos për ESPN, ai deklaroi se lojtari i PSG-së tashmë i ka premtuar fanellën kur të përfundojë së luajturi për ekipin e tij kombëtar. Neymar tha: “Unë tashmë po largohem nga kombëtarja dhe numri 10 është yti. As nuk dija çfarë t’i thosha. U turpërova, qesha dhe i thashë atij se ai duhet të luajë edhe pak. Pastaj ai qeshi”.
21-vjeçari i Realit të Madridit ka bërë vetëm pesë paraqitje për kombëtaren dhe është një ndër lojtarët më të talentuar dhe me perspektivë për të ardhmen.



