FOTO/ Elisabetta Canalis ka harruar diçka, paparacët ia nxjerrin në pah
Modelja dhe aktorja italiane Elisabetta Canalis është duke kaluar pushimet në Itali, teksa paparacët e kanë fotografuar në ballkonin e një vile në Santa Margherita Ligure.

Bukuroshja 43-vjeçare, e cila ka miliona ndjekës në Instagram, është bërë e famshme pas një lidhjeje me ish sulmuesin e njohur italian Christian Vieri, e më pas me të tjerë njerëz të sportit.
Së fundi Canalis ka vendosur që të merret edhe vetë me sport, teksa përballet me Rachele Muratori në “Kickbox”, në sfidën e saj të parë. “Kam vendosur të zbres në ring, për të ndihmuar kickbox-in të ketë më shumë vëmendje”, u shpreh Canalis disa kohë më parë.




