Merkato

Vulosi fatin e titullit, Radu drejt transferimit te klubi i sapo-ngjitur në Serinë A

Gafa në ndeshjen ndaj Bolognës vulosi jo vetëm fatin e titullit kampion në Itali, por edhe të ardhmen e portierit rumun Ionut Radu. Ky i fundit nuk do të qëndrojë më te Interi dhe këtë e ka pranuar vetë menaxheri i tij, Oscar Damiani.

Zikaltrit do të donin një shitje të menjëhershme të kartonit të 25-vjeçarit, nëse vjen një ofertë prej 8-10 milionë eurosh, megjithatë gjasat janë që sezonin e ardhshëm rumuni ta kalojë në huazim.

Së fundi ka bërë hapa përpara skuadra e sapo-ngjitur në Serinë A, Cremonese, që kërkon të nisë ndërtimin e ekipit pikërisht nga gardiani rumun dhe është ofruar ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro.

Te Interi janë gati të pranojnë, por po përpiqen të përfshijnë edhe një klauzolë që e drejta e blerjes të shndërrohet në detyrim, nëse Radu do të luajë një numër të caktuar ndeshjes, ose nëse Cremonese do t’ia dalë të mbijetojë në Serinë A.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency