Futboll

I rritur te Milani, talenti kosovar transferohet te klubi i Serisë C

Pas një sezoni në Serinë D te Leviso, sulmuesi Kosovar, Ismet Sinani ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi është transferuar te Virtus Verona në Serinë C.

Lajmin e ka dhënë për mediat italiane vetë klubi veronez, nëpërmjet presidentit-trajner Luigi Fresco, i cili ka deklaruar se referencat për 23-vjeçarin kanë qenë mjaft të mira dhe ka vendosur ta marrë në ekip.

Ismet Sinani është rritur te të rinjtë e Milanit deri më 2018-ën, teksa më pas u huazua në skuadra të ndryshme, por pa arritur të debutojë asnjëherë me skuadrën e parë të kuqezinjve.

Fanellën kuqezi Sinani e ka veshur edhe te Shqipëria U17, ku ka luajtur dy ndeshje, ndërsa më pas vendosi të përfaqësojë Kosovën, por edhe këtu ka luajtur deri në nivelin U19.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency