La Liga

“Futbolli i sotëm shumë robotik”, Pedri: Disa i gëzon vetëm fitorja, te Barça është ndryshe

Pedri është një nga lojtarët më të talentuar të Barcelonës. Mesfushori duket sikur ka vite që luan në “Camp Nou”, edhe pse nuk ka mbushur akoma 20 vjeç. Në një prononcim për mediet spanjolle, Ylli katalanas shpjegon teorinë e tij të futbollit. Sigurisht që fitoret dhe trofetë janë tepër të rëndësishme, por sukseset duhet të vijnë nëpërmjet një futbolli të bukur.

Disa klube mjaftohen duke fituar, një gjë e tillë i kënaq dhe gëzon, pavarësisht mënyrës se si ia dalin. Edhe Barcelona dëshiron të fitojë, por duke luajtur dhe qarkulluar topin, duke sulmuar dhe krijuar raste për gol. Mua më pëlqen më shumë ky stil futbolli.

Do të përpiqesha të luaja futbollin tim kudo që të isha, por është e vërtetë që do të vuaja më shumë diku tjetër se te Barcelona. Në ‘Camp Nou’ nuk ke kohë për të menduar, ti duhet t’u besosh aftësive tuaja. Sigurisht që dallohet kur nuk e ke kualitetin e nevojshëm.

Ka të bëjë shumë guximi, por kur ndodhesh në mes të fushës dhe ndeshja nuk po shkon mirë, atëherë ke nevojë për besim, shumë besim, për të marrë topin dhe për ta kontrolluar atë”.

Talenti 19-vjeçar ankohet në lidhje me faktin që futbolli po bëhet gjithnjë e më shumë i fortë fizikisht. “Unë mendoj se kohët e fundit futbolli është orientuar më shumë drejt lojtarëve që vrapojnë krahasuar me lojtarët teknikë apo ata që e kuptojnë lojën.

Futbolli po bëhet më robotik, por ka ende nga ata që e thyejnë këtë rregull. Unë ende luaj për t’u zbavitur, për të kënaqur veten time. E bëj gjithmonë, kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjë një futbollist. Nëse ti po kënaqësh dhe po e shijon në maksimum lojën tënde, atëherë është e sigurt që do të luash më mirë në të ardhmen”, përfundoi Pedri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency