Futboll

Ngushtohet diferenca, Manchester United përgatit ofertën e tretë për De Jong

“Djajtë e Kuq” vazhdojnë të ngushtojnë diferencën e milionave me kërkesën e Barcelonës për Frenkie de Jong. Ish-mesfushori i Ajax-it është duke u kërkuar me shumë ngulmnga skuadra angleze, por kërkesat e “blaugranëve” janë bërë pengesë për këtë lëvizje.

Klubi i Manchester United, deri më tani ka bërë dy oferta për kartonin e holandezi, 60 milionë euro plus bonuse, më pas 70 milionë euro plus bonuse, me të dyja ofertat që u refuzuan nga Barça.

Tashmë mediet britanike raportojnë se “Djajtë e Kuq” e kanë ngritur shifrën në 75 milionë euro plus bonuse, megjithatë edhe kjo është nën 80 milionët e kërkuar nga klubi katalanas, por gjithsesi është një shifër që mund ta bindë Barçën që ta shesë De Jong.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency