Spanjë

Prezantimi te Reali, Rudiger: Konkurrenca? Jam i sigurt për veten time

Antonio Rudiger kaloi testet mjekësore dhe u prezantua sot te Real Madrid, ku u zbulua edhe që mbrojtësi do të mbajë numrin 22.

Duke folur në konferencën për mediet gjatë prezantimit, gjermani u shpreh: “Nuk di si ta përshkruaj atë që Real Madridi ka arritur në Champions League, është e pabesueshme”.

Rudiger kaloi te madrilenët me parametra zero nga Chelsea, ndërsa i pyetur për rolin që ai do të ketë te “Los Blancos”, duke ditur se këta të fundit kanë shumë emra të mëdhenj, ai u shpreh se ndjehet i sigurt për veten e tij.

“Madridi ka lojtarë shumë, shumë të mirë, veçanërisht në pozicionin tim. Por jam i sigurt për veten time dhe jam këtu për të dhënë besim, e cila është e rëndësishme”-deklaroi Antonio Rudiger.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency