Futboll

Zgjoi interesin e klubeve të Superiores, Bardhi prezantohet te skuadra e re

Pas një sezoni te Tuzlaspor në ligën e parë turke, ku shënoi 4 gola dhe dha 3 asiste në 33 ndeshje të luajtura, Jurgen Bardhi ka ndryshuar ekip, por jo kampionat.

Sulmuesi anësor shqiptar ka firmosur me skuadrën e Ankara Keciorengucu, sërish në ligën e parë turke, teksa zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi para pak minutash në rrjetet sociale.

Bardhi, që zgjoi interesin edhe të disa klubeve të Superiores, ka firmosur kontratë një vjeçare me klubin nga Ankaraja, me opsionin për rinovimin edhe një sezon tjetër, nëse gjërat mes palëve do të shkojnë mirë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency