I akuzuar se sulmoi ishin e tij, trajneri largohet përfundimisht nga drejtimi i kombëtares
Rayan Giggs nuk do të rikthehet më në krye të kombëtares së Uellsit, të paktën sa të mbyllet i gjithë procesi gjyqësor i ngritur kundër legjendës së Manchester United me akuzën e dhunimit ndaj ish së dashurës.
Giggs vendosi të largohej nga kombëtarja në muajin nëntor të vitit 2020, por me gjithë procesin e stërgjatur që pritet të shkojë përtej ditëve kur do të zhvillohet Botërori i Katarit, 48-vjeçari ka vendosur të mos rikthehet me arsyen se nuk këkron të shpërqendrojë kombëtaren në rrugëtimin e saj në Botëror.
Kujtojmë se Uellsi e siguroi biletën për në Botëror pas ndeshjeve Play-Off ku finalen e luajti ndaj Ukrainës dhe për uellsianët kualifikimi për në eventin madhor ishte diçka historike duke qenë se pjesëmarrja në një Botëror iu mungonte prej vitit të largët 1958.
Ndërkohë, për t’iu rikthyer situatës së Giggs, ish-mesfushori mohon akuzat ndërsa një e tillë është ngritur edhe për një sulm ndaj motrës së ish të dashurës. Megjithatë, Giggs thekson se do të luftojë deri në fund për të pastruar imazhin e tij.




