Angli

Transferimi i parë në Manchester, “Djajtë e Kuq” firmosin me të besuarin e teknikut holandez

Manchester United po lëziv me shpejtësi në merkato teksa drejtuesit e Djajve të Kuq” kërkojnë të plotësojnë bjektivat që ka vendosur trajneri i ri, Erik ten Hag. Klubi i beson aftësive të teknikut holandez për të zhvilluar skuadrën me frymë të re, ndërsa 52-vjeçari pretendon të nisë një cikël fitues me United.

Transferimi i parë i anglezëve në këtë sesion të merkatos pritet të jetë anësori i Ajax, Antony. Braziliani ishte një nga të besuarit e ten Hag tek Ajax dhe tashmë holandezi kërkon ta marrë me vete futbollistin që spikat falë cilësive teknike dhe shpejtësisë në krah ndërsa në sezonin e kaluar 22-vjeçari ishte autor i 12 golave dhe 10 asisteve.

United ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë paund për të bindur drejtuesit e “Harkëtarëve” dhe pritshmëritë janë pozitive ndërsa në vijim pista pritet të kristalizohet tërësisht dhe anglezët mund t’i gëzohen transferimit të parë në merkato.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency