Më shumë shanse për formacionin, sulmuesi preferon kalimin në Itali
Me hapësirat e limituara në skuadrën e Real Madrid, Marco Asensio është duke menduar transferimin në një tjetër klub për të pasur mundësinë e aktivizimit titullar, në një moment delikat pasi në muajin nëntor luhet Botërori dhe sulmuesi kërkon të jetë pjesë e kombëtares së Spanjës.
Ndërkohë, ofertat për Asension nuk mungojnë me Liverpool që është i interesuar pas largimit të Mane, por prej kohësh edhe Milan e ka nën shënjestër lojtarin. Madje, kuqezinjtë janë favoritë për Asension duke qenë se tek kuqezinjtë, lojtari i Real Madrid do të kishte mundësinë për të luajtur titullar.
Diçka e tillë nuk është e garantuar te Liverpooli i Jurgen Klopp dhe Asensio rrezikon të përfundojë si tek Reali. Ndaj, Milan është në “pole position” dhe tashmë ka mundësinë reale për t’u përforcuar në sulm edhe pse paga e lartë e Asensios është një pengesë jo e vogël për italianët.



