Serie A

Shpenzoi 37 milionë €, Milani pranon ta shesë lojtarin pesë herë më lirë

Tifozët po presin përforcimet e para, ndërsa drejtuesit e Milani po merren me merkaton në dalje. Një nga lojtarët që do të largohet nga kuqezinjtë është Mattia Caldara.

36.8 milionë euro paguan kampionët e Italisë në arkat e Juventusit në vitin 2018. Qendërmbrojtësi, i cili shkëlqeu me Atalantën, pësoi një dëmtim të rëndë dhe nuk ia doli të lërë shenjën e tij te Milani.

Sezonin e fundit e kaloi i huazuar te Venezia, ndërkohë që 3 klube të Serie A po garojnë për shërbimet e tij: Empoli, Cremonese dhe Bologna. “Djalli” kërkon 7.5 milionë euro për ta lënë të lirë 28-vjeçarin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency