Reali, mbrojtja një investim i shpërblyer dyfish
Te Real Madrid llogaritë dalin brenda dhe jashtë fushe. Përkrah sukseseve në La Liga dhe Champions ecin dhe ato në aspektin e menaxhimit. Me llogaritë në dorë, Reali ka shpenzuar 100 milionë euro për një mbrojtje që sot kushton dyfishin. Thuhet shpesh që mbrojtja më e mirë është sulmi, por në Madrid kjo filozofi është rishikuar.
Përveç një sulmuesi të madh, kanë edhe një mur të vërtetë mbrojtës. Ajo që krijon Benzema, ruhet nga një katërshe që ishte mirëndërtuar edhe para mbërritjes së Rudiger. Për murin e tyre Los Blancos kanë shpenzuar 103 milionë euro, për një mbrojtje që sot vlen 235 milionë euro. Një tortë me dy qershi të marra me parametra zero, Alaba dhe Rudiger.
Dy zgjidhje me shumë avantazhe, të bëra falë dëshirës së lojtarëve për të veshur fanellën e bardhë. Verën e kaluar Alaba nuk deshi të rinovonte me Bayernin për të shkuar te Reali, të njëjtën gjë bëri dhe Rudiger. Rezultati: dy mbrojtës të nivelit botëror, të vlerësuar nga transfermarket 55 milionë euro për Alabën, dhe 40 milionë euro Rudiger, që Reali i mori me kosto zero.

Reali ka marrë jo vetëm lojtarë të lirë, por ka bërë dhe investime të mira. Militao i paguar 50 milionë euro në 2019 ka qenë investimi më i madh në mbrojtje në vitet e fundit. Në aspektin ekonomik është një bast i fituar. Braziliani është afirmuar si një ndër interpretuesit më të mirë të rolit të tij në nivel botëror. Pasi studioi nën hijen e Ramos e Varane është rritur së tepërmi. Vlera e tij në merkato aktualisht është 60 milionë euro, duke tejkaluar shpenzimin e bërë.
Anësor me numrin më të madh të minutave në këtë sezon, plot 4 496 , pati ndonjë rrshkitje gjithsesi në fazën finale të sezonit, por e la pas shpatullave me Championsin.
Pastaj është dhe Ferland Mendy . Francezi u angazhua gjatë ristrukturimit të 2019 ashtu si dhe Militao, dhe edhe çmimi i tij ishte i lartë, me 48 milionë euro që u derdhën në arkat e Olimpik Lion, por edhe në këtë rast është një investim i goditur. Mendy i rrëmbeu përfundimisht krahun e djathtë Marcelos dhe vlera e tij nuk është rritur vetëm për shkak të disa dëmtimeve që i kushtëzuan sezonin.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



