Ish-mbrojtësi i Vllaznisë transferohet në Indi, bashkohet me Brdaric
Ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Fallou Diagne është prezantuar si lojtari më i ri i klubit nga India, Chennaiyin. Mbrojtësi 32-vjeçar ishte një lojtar i lirë duke qenë se para e të mbyllej sezoni ndërpreu marrëdhënien me klubin shkodran ku u aktivizua për dy vite ndërsa tashmë ka shansin të ribashkohet me trajnerin Thomas Brdaric, duke qenë se edhe kroato-gjermani u emërua në krye të Chennaiyin para disa ditëve.
Vetë senegalezi u shpreh tejet i lumtur për këtë aventurë të re ndërsa theksoi se do të japë maksimumin për të ndihmuar skuadrën të fitojë trofe. “Jam shumë i emocionuar pasi për mua është hera e parë që luaj në Indi. Jam shumë i lumtur që i bashkohem klubit të Chennaiyin, shpresoj t’i sjell diçka të re skuadrës dhe ta ndihmoj të fitojmë trofe”, u shpreh Diagne.
F̶o̶r̶e̶ig̶n̶ ̶p̶l̶a̶y̶e̶r̶ ̶u̶p̶d̶a̶t̶e̶?̶ 🧐
Welcome home, Fallou Diagne! 😎🇸🇳#AllInForChennaiyin #WelcomeDiagne pic.twitter.com/jFQhZfhKcR
— Chennaiyin FC 🏆🏆 (@ChennaiyinFC) June 27, 2022



