Spanjë

Atletico Madrid projekton rikthimin në La Liga të ish-mbrojtësit të Barcelonës

Emerson Royal është pranë rikthimit në La Liga.  Braziliani ishte protagonist gjatë verës së kaluar, pasi sezonin e nisi me Barcelonën, por papritur katalanasit vendosën ta transferonin në “ishull” te Tottenham. Një lëvizje që trishtoi jo pak mbrojtësin, që gjatë sezonit shënoi një gol në 41 prezenca me “Spurs”.

Emerson ka kërkuar të rikthehet në Spanjë dhe Atletico Madrid mund të jetë destinacioni i tij i ri, pasi madrilenët kanë bërë ofertën e parë konkrete në “shtëpinë” e Tottenham. Mediet spanjolle e konfirmojnë diçka të tillë dhe pse ende nuk dihet shuma e ofruar nga Atletico, por diçka ka nisur të lëviz.

23-vjeçari zhvilloi tre sezone shumë të mira te Real Betis, pasi në 79 ndeshje realizoi 5 gola. Mbrojtësi nuk është ambientuar dhe përshtatur siç ai do të dëshironte dhe siç klubi londinez pretendonte, prandaj një lëvizje e tillë duket si një shpëtim për të dyja palët dhe në fund do të përfitonte Atletico Madrid.

Tani mbetet për t’u parë nëse Tottenham do të pranojë ofertën e parë të madrilenëve për kartonin e Emerson i cili vlerësohet rreth 30 milionë euro.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency