VIDEO/ Entuziazëm zikaltër për Lukakun, “Curva Nord” respekton vetëm Asllanin
Kristjan Asllani ka kryer kontrollet mjekësore ditën e sotme në klinikën Humanitas, më pas shkoi në CONI për të marrë të drejtën sportive dhe menjëherë u drejtua te zyrat e Interit për të firmosur kontratën.
20-vjeçari nga Elbasani ka nënshkruar për 5 vite me nënkampionët e Italisë, kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 1.2 milionë euro në sezon.
Interi do të paguajë 14 milionë euro (+2 milionë në formë bonusesh) në arkat e Empolit për kartonin e mesfushorit të talentuar të kombëtares shqiptare.
Shumë tifozë ishin të pranishëm në CONI për të përshëndetur Romelu Lukakun, i cili vendosi të rikthehet tek Interi pas një sezoni aspak pozitiv te Chelsea.
Të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të “Curva Nord”, grupimit më të madh ultras që mbështet skuadrën e njohur italiane. TMW shkruan se këta të fundit u treguan indiferentë ndaj sulmuesit belg.
LEXO EDHE: “Tradhtia nuk harrohet”, ultrasit e Interit reagojnë rreth rikthimit të Lukakut
“Tradhtinë” e verës së kaluar nuk e kanë harruar akoma, teksa tani i mbetet Lukakut t’u fitojë sërish zemrat me paraqitjet dhe golat në fushën e blertë.
Ndërkohë, ultrasit zikaltër u sollën ndryshe me Asllanin, për të cilin nuk i kursyen duartrokitjet dhe koret e mirëseardhjes tek ekipi i tyre i zemrës.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



