FOTO/ Flamurtari nuk ndalet në merkato, zyrtarizon ish-mbrojtësin e Korabit
Flamurtari ka zyrtarizuar një tjetër afrim në këtë merkato. Klubit “kuqezi” i është bashkuar mbrojtësi Ronald Disha.
Lajmin e afrimit të 23-vjeçarit e ka bërë publik vetë Flamurtari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i uron mirëseradhjen mbrojtësit.

Që nga viti 2018 Disha ka qenë pjesë e skuadrës së Korabit, ndërsa më 14 qershori lajmëroi “ndarjen”.
Mbrojtësi ishte pjesë e skuadrës së Korabit në ndeshjen e play off-it kundër Egnatias për ngjitjen në Abissnet Superiore, megjithatë nuk ia dolën të përmbushnin qëllimin, pasi u mundën me rezultatin 2-0.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



