Merkato

Lojtari me më shumë trofe në histori nxjerr veten në “shitje”: Nga sot jam i lirë

Kam mbushur 39 vjeç dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Dani Alves ka arritur në fund të aventurës së tij të dytë në Barcelonë dhe tani është në kërkim të asaj skuadre që mund ta lejojë atë të vazhdojë të luajë në nivele të mira dhe të japë ato minuta që do ta ndihmojnë të rifutet në listën e skuadrës së Brazilit për kampionatin e ardhshëm botëror.

Anësori brazilian ka përdorur profilin e tij në Instagram për të postuar një njoftim me nota humori për skuadrat që janë ende të interesuara për të.

“Sot më skadon kontrata dhe, meqë më njihni, e dini që nuk do të nënshkruaja një të re nëse e vjetra nuk kishte përfunduar. Gjej rastin të shes peshkun tim, pasi jam shumë i vjetër dhe i amortizuar në treg.

Në pamje shihet një plak që i bën gjërat me një pamje tjetër dhe gjithmonë me kokën lart. Seriozisht, nga sot jam vërtet i lirë në treg.

Unë quhem Dani Alves, jam BRAZILIAN, jam i njohur si “Good Crazy”, jam 39 vjeç dhe jam lojtari më i suksesshëm në historinë e FUTBOLLIT me 43 trofe.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency