Kategoria Superiore

Rinovim në shtëpinë e Kukësit, verilindorët i besojnë një tjetër sezon mbrojtësit

Redon Dragoshi do të vijojë të jetë pjesë e Kukësit edhe për sezonin 2022-2023. Mbrojtësi dhe drejtuesit e verilindorëve kanë arritur akordin për të vazhduar bashkëpunimin, teksa nëpërmjet njoftimit në faqen zyrtare në rrjetet sociale, klubi i Kukësit publikoi vendimin.

Në sezonin e kaluar mes Kupës dhe kampionatit, Dragoshi u aktivizua në 22 ndeshje me fanellën e verilindorëve ndërsa në sezonin e ri do të pretendojë të jetë edhe më shumë protagonist në prapavijën e trajnerit Skënder Gega. Kujtojmë se Dragoshi iu bashkua Kukësit nga Luftëtari ndërsa në të kaluarën 22-vjeçari është aktivizuar edhe për Erzenin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency