“Paç fat vogëlush”, ish-pronari i numrit 14 uron Asllanin
Ishte dita e Kristjan Asllanit, me mesfushorin e kombëtares që u zyrtarizua tek Inter dhe nga edicioni i ardhshëm do të veshë fanellën me numër 14 të zikaltërve. Urimet për 20-vjeçarin kanë qenë të shumta, por një nga më specialët është ajo që vjen nga Ivan Perisic.
Kroati që tashmë nuk është më pjesë e Inter pasi u transferua te Tottenham, ka qenë “pronari” i numrit 14, pikërisht numrit që ka marrë Asllani. Teksa Inter zyrtarizoi fanellën e Asllanit në rrjetet sociale, nuk mungoi edhe një koment nga Perisic.
“Paç fat vogëlush”, shkruan sulmuesi anësor që edhe pse nuk është më pjesë e Inter, duket se sërish i ndjek të rejat më të fundit nga kampi zikaltër dhe për më tepër reagon kur ato lidhen me të. Kështu, mes shumë komenteve, Asllani ka edhe një urim të veçantë nga ana e kroatit.




