Itali

Milan i kundërpërgjigjet Interit, firmos me një tjetër Asllani

Kosovare Asllani është bërë zyrtarisht futbollistja më e re e Milanit. Sulmuesja me origjinë shqiptare është transferuar në Milano pasi mbylli eksperiencën dyvjeçare me Real Madrid ndërsa tashmë kërkon suksesin në një kampionat të cilin nuk e ka provuar kurrë më parë.

Asllani ka firmosur një kontratë dyvjeçare me kuqezinjtë, ndërsa 32-vjeçarja afrohet me objektivin për të rritur futbollin e femrave në shtëpinë e Milan. Skuadra kuqezi sezonin e kaluar nuk shkoi më shumë se vendi i treta në kampionat dhe nuk mundi të kualifikohej në Champions League.

Megjithatë, duke pasur parasysh CV-në e Asllanit, në sezonin e ri, Milan do të ketë më shumë shanse për t’u përmirësuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency