Merkato

Përforcimi i radhës, Arsenali gjen akordin me mesfushorin e “Dhelprave”

Pasi siguroi Gabriel Jesus nga Manchester City, Arsenali është afër mbylljes së një tjetër përforcimi. I preferuari i trajnerit Mikel Arteta për mesfushën është Youri Tielemans.

25-vjeçari belg ka edhe një vit kontratë me Leicester City. Në mungesë të rinovimit, “Dhelprat” janë të detyruar ta shesin, teksa e vlerësojnë 25 milionë paund kartonin e qendërmesfushorit.

Drejtuesit e Arsenalit kanë arritur marrëveshjen me agjentin e lojtarit, i cili ka pranuar të transferohet tek ekipi londinez, që sezonin e ardhshëm shpreson të sigurojë një vend mes katër më të mirëve në Premier League.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency