La Liga

“Boll e kryqëzuam Mbappe, Reali mbi çdo lojtar”, Modric u jep fund polemikave

Luka Modric është rikthyer të flasë edhe njëherë për çështjen më të nxehtë në merkaton verore atë të Kylian Mappe. Francezi ishte i lidhur me një kalim të tijin në Madrid, por në fund ai zgjodhi të vazhdonte me Paris Saint German dhe hodhi poshtë dëshirën e tij për të luajtur me kampionët e Europës.

Kroati në intervistë e tij për gazetën spanjolle “Marca” ka deklaruar se Mbappe mori një vendim dhe kjo është e drejta e tij. “Të gjithë menduam se do të vinte te ne, nuk ndodhi dhe tani çfarë?

Ai nuk duhet të kryqëzohet për vendimin e tij. Kylian është një lojtar i madh, por siç e përsëris gjithmonë, asnjë futbollist nuk është më i rëndësishëm se klubi. Real Madrid është mbi të gjithë lojtarët dhe do të jetë gjithmonë”.

36 vjeçari gjithashtu ka theksuar se ylli 23 vjeçar në të ardhmen mund të transferohet në Spanjë pasi është vetë dëshira e lojtarit dhe një transferim i tij në këtë merkato në “Santiago Bernabeu” ndoshta nuk ka qenë momenti i duhur.

Mesfushori pavarësisht moshës së tij do të vazhdojë edhe një vit tjetër me Realin e Madridit, pasi drejtuesit e klubit i rinovuan kontratën menjëherë pas fitimit të finales së Champions League me Liverpool. Në sezonin e tij të fundit në La Liga ai zhvilloi 28 ndeshje duke shënuar dy gola dhe shërbyer 8 asiste për shokët e skuadrës.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency