Premier League

Tjetër goditje e rëndësishme pas Haaland, City firmos me “luftëtarin” anglez

Pak pasi Arsenali prezantoi blerjen e Gabriel Jesus, Manchester City zyrtarizoi afrimin e Kalvin Phillips nga Leeds United. 26-vjeçari luan si mesfushor shkatërrues, teksa bën mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit e qendërmesfushorit.

Lojtari ka dalë nga akademia e Leeds United, ai numëron 23 ndeshje me kombëtaren angleze, ndërkohë që ka firmosur deri në vitin 2028 me kampionët e Anglisë.

Phillips (zgjodhi numrin 4) është përforcimi i tretë në këtë merkato vere për skuadrën e Pep Guardiolës, i cili shpreson të sigurojë edhe shërbimet e një mbrojtësi të fortë në ditët e ardhshme.

City gjeti marrëveshjen me Leeds për 50 milionë euro, me Phillips që do të zëvendësojë brazilianin Fernandinho. Ish-kapiteni u largua pas 9 vitesh nga City dhe u rikthye tek Athletico Paranaense.

https://twitter.com/i/status/1543881834366439426

Dua të përmirësoj lojën time në shumë aspekte, ky është një nga shkaqet kryesore pse doja të vija te City”, deklaroi “luftëtari” i mesit të fushës.

Dy klubet kanë rënë dakord edhe në lidhje me Dark Gyabi, i cili do të kalojë te Leeds United për 5 milionë paund. 18-vjeçari me origjinë nga Gana aktivizohet në qendër të mesit të fushës dhe është pjesë e Anglisë U18.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency