PSG mposht konkurrencën e Bayernit për talentin 17-vjeçar
Paris Saint-Germain njoftoi pasditen e kësaj të hëne rinovimin me mesfushorin e ri, Ayman Kari, i cili do të jetë i lidhur me klubin parizien deri në vitin 2024.
Pasi drejtori sportiv, Antero Henrique, u takuan me përfaqësuesit e lojtarit në fillim të kësaj jave, duket se PSG e ka bindur lojtarin e dikurshëm të Bayernit të qëndrojë në kryeqytetin francez.
Konsiderohej marrëveshje e përfunduar nga kampionët gjermanë (Bayern Mynih), të cilët po kërkonin ta merrnin si lojtar të lirë, por Luís Campos këmbënguli për ta mbajtur mesfushorin te PSG.
I lindur në vitin 2004 në periferi të Parisit, Kari konsiderohet si një nga lojtarët më me perspektivë të brezit të ri.
17-vjeçai mori ofertë nga klubi parizien në fillim të këtij muaji, por lojtari ende nuk ishte i sigurt nëse PSG është klubi i duhur për të bërë një hap në nivelin profesional. Megjithatë, strategjia e re e Campos për të rinjtë ka filluar të zbatohet, me portugezin që arrin të mbajë Ayman Karin për të paktën dy vitet e ardhshme.




