Merkato

Kërkon 100 milionë euro për de Ligt, ja plani i Juves për blerjet

Matthijs de Ligt duket se është i destinuar për t’u larguar nga “Zonja e Vjetër”. Pas interesimit të Chelsea-t, orët e fundit në sulm për qendërmbrojtësin është hedhur edhe Bayerni i Mynihut, që sipas raportimeve të gjermanëve ka marrë “ok”-in e holandezit për transferimin.

Sipas “Corriere dello Sport”, Juventusi kërkon të përfitojë sa më shumë nga kartoni i de Ligt, deri 100 milionë euro, edhe pse duket shumë e vështirë që klubet e mëdha t’i afrohen kësaj shifre. Madje po kjo gazetë shpjegon se drejtuesit e bardhezinjve kanë edhe një plan konkret për shpenzimin e kësaj shume në merkato.

Synohen dy mbrojtës, Gabriel Magalhães i Arsenalit dhe Benoit Badiashile i Mónacos, një qendërmbrojtës, i cili mund të jetë Leandro Paredes i PSG-së dhe një sulmues, Nicolò Zaniolo i Romës i Romës. Kuptohet që shitja e mundshme e de Ligt do të zhbllokonte merkaton në hyrje të “Zonjës së Vjetër”, që me sa duket thjesht pret të arkëtojë maksimalisht nga largimi i holandezit për të plotësuar nevojat në të gjitha repartet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency