Merkato

U largua nga Reali, por kërkon sërish Championsin, Roma mbetet “thatë”

Isco nuk do të jetë pjesë e Romës sezonin e ardhshëm, pavarësisht dëshirës së verdhekuqve për ta parë në “Olimpico”. Mesfushori spanjoll i Realit të Madridit orët e fundit ishte përfolur për një transferim në Serinë A, por duket se klubi italian nuk i përmbush ambiciet e tij.

“AS” shkruan se Isco mori një ofertë nga skuadra që drejtohet nga Mourinho, por preferoi ta refuzonte.

Mesfushori i larguar nga Reali i Madridit si lojtar i lirë, dëshiron të luajë në Champions League, ndaj po pret të gjejë një destinacion të ri, që mund të plotësojë kërkesat e tij, qoftë edhe në nivel ekonomik.

Drejtuesit e Romës do të monitorojë emra të tjerë për t’i bërë dhurate “Special One” për përforcimin e mesfushës.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency