La Liga

Nuk i dhuruan shansin te Real Madrid, babai i sulmuesit: Le ta shohim kush ka të drejtë!

Luka Jovic është një hap larg zyrtarizimit te Fiorentina teksa sulmuesi nuk pati kurrë shansin për të shkëlqyer te Real Madrid. I eklipsuar nga Karim Benzema, lojtari serb i duhet të provojë një tjetër aventurë ndërsa ka zgjedhur Serie A.

Nga ana tjetër, duket se lamtumira me madrilenët nuk ka ardhur në formë më të mirë duke qenë se babai i tij është shprehur i revoltuar duke theksuar se Jovic te Fiorentina do të tregoj nëse spanjollët kanë pasur të drejtë që e lanë në stol.

“Mendoj se është vendimi dhe zgjedhja e duhur për të kaluar te Fiorentina. Është një mundësi për të treguar se cili ka pasur të drejtë, klubi madrilen apo Jovic. Tani të shohim nëse Jovic është mjaftueshëm i fortë apo jo”, u shpreh babai i sulmuesit të kombëtares serbe.  Në aventurën e tij me Real Madrid, Jovic u aktivizua në 36 ndeshje duke shënuar tre gola dhe regjistruar katër asiste.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency