Itali

La Liga nuk është më opsion, ofertë nga Belgjika për Muriqin

Vedat Muriqi duket se nuk do të rikthehet të luajë sërish në Spanjë teksa klubi i Mallorcës nuk përmbush pritshmëritë financiare të Lazios mbi kartonin e sulmuesit të Kosovës. Edhe pse shkëlqeu për gjashtë muaj në La Liga duke u shndërruar në një lojtar kyç të Mallorcës, spanjollët nuk kanë në dispozicion buxhetin e duhur për ta transferuar përfundimisht ish-futbollistin e Fenerbahçes.

Nga ana tjetër, Lazio është në pritje të ofertave për Muriqin duke qenë se trajneri i kryeqytetasve, Maurizio Sarri nuk e ka në projekt 28-vjeçarin. Së fundmi, në dyert e klubit bardhekaltër ka “trokitur” Club Brugge me belgët që synojnë Muriqin duke besuar te grinta dhe kualiteti i sulmuesit.

Kampionët e Belgjikës kanë arritur të ofrojnë deri në 9 milionë euro për ta transferuar Muriqin, ndërsa nuk mungojnë edhe bonuset për të bindur italianët. Në këtë formë, Muriqi mund të ketë një destinacion të ri në sezonin e ardhshëm dhe të aktivizohet në një kampionat që nuk e ka provuar kurrë më parë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency