Serie A

Inter ndryshon mendje për Skriniar, Inzaghi bën ndërhyrjen vendimtare

Milan Skriniar drejt qëndrimit te Interi. Ndonëse u përfol si kandidati kryesor për t’u larguar dhe mbushur arkat e klubit zikaltër, mbrojtësi sllovak duket se do të vazhdojë aventurën e tij në Milano, aty ku e pret edhe rinovimi.

Skriniar ishte një hap larg transferimit te PSG-ja, teksa arriti edhe marrëveshjen me klubin francez, por ndërhyrja e Inzaghit ka ndryshuar skenarët dhe te Interi po mendojnë seriozisht të mbajnë sllovakun të paktën edhe një sezon.

Tekniku zikaltër u ka kërkuar drejtuesve një sforco të fundit, për të mbajtur sllovakun, i cili është padyshim pika më e fortë e mbrojtjes, një repart që do të përforcohet edhe më shumë me mbërritjen e brazilianit Bremer.

Për momentin duket se Marotta do të provojë të kënaqë trajnerin dhe të rregullojë bilancet me largimin e të rinjve apo atyre që nuk bëjnë pjesë në planet e klubit, por a do t’ia dalë???

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency