Eredivisie

Zyrtare/ Ish-sulmuesi i PSV rikthehet në Holandë, Ajax firmos me holandezin e Tottenham

Steve Bergwijn është zyrtarisht lojtari më i ri i Ajax. “Harkëtarët” kanë gjetur akordin me londinezët për shifrën e 30 milionë euro, të cilët kanë hequr dorë nga shërbimet e 24-vjeçarit pas 3 sezonesh.

Gjithsesi, një lëvizje e tillë nuk është pritur mirë nga tifozët e PSV-së, pasi Bergwijn ka dal nga akademia e Eindhoven dhe tashmë do të udhëtojë në “Philips Stadion” si rival “i betuar”.

Bergwijn luajti për 6 sezone si profesionist në radhët e PSV dhe numëron 149 ndeshje dhe 31 gola, ndërsa në “ishull” me Tottenham, holandezi u prezantua në 83 ndeshje dhe realizoi 8 gola. Gjithashtu numëron 22 ndeshje dhe 6 gola me Holandën.

Steve i bashkohet kampionëve të Eredivisie për të pasuar të larguarin drejt Dortmund, Sebastian Haller dhe tani do të luajë për skuadrën e qytetit të tij të lindjes, Amsterdam.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency