Futboll

Roma në kërkim të një sulmuesi, Murinho “i fiksuar” pas Premier League

Roma projekton Wilfiried Zaha për repartin e sulmit. 29-vjeçari i Crystal Palace është një kërkesë e trajnerit Murinho, i cili i ka kërkuar drejtuesve të nisin negociatat që Zaha të zbarkojë në “Olimpico” për sezonin e ri.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë luan në “ishull” nga viti 2009 me Crystal Palace, ndërsa ka provuar eksperienca të ndryshme si te Manchester United dhe Cardiff.

Wilfried nuk ka lëvizur asnjë herë nga Anglia, por këmbëngulja e portugezit, Murinho mund ta bëjë sulmuesin të mendohet për të nisur një eksperiencë të re.

Në total, gjatë gjithë karrierës së tij, Zaha numëron 447 ndeshje dhe 83 gola, ndërsa ka luajtur edhe në 28 ndeshje me përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë dhe ka shënuar 5 gola.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency