Tenis

Djokovic, në finale të Wimbledonit, e 32-ta në karrierë në turnetë Grand Slam

Novak Djokovic shfrytëzoi momentin e tij për t’u kualifikuar në finalen e Wimbledonit për herë të tetë në karrierën e tij. Në fakt, është finalja e 32-të për Nolen në një turne Grand Slam.

Askush nuk është shfaqur kaq shumë në sfidat e fundit të një turneu të madh, megjithëse përqindja e tij e suksesit nuk është e njëjtë me atë të Rafael Nadalit (spanjolli ka 22 tituj, serb 20).

Djokovic mposhti në gjysmëfinale Cameron Norrie 3-1 me sete (2-6, 6-3, 6-2 dhe 6-4). I pari, në fakt, ishte zhgënjim total për tenistin serb, por reagimi i tij ishte i menjëhershëm, duke fituar tri sete radhazi pa shumë sforcim. Në finale të Wmbledonit Nole do të përballet me australianin Nick Kyrgios.

 

Tenistë me më shumë finale “Grand Slam”

Novak Djokovic 32

Roger Federer    31

Rafael Nadal       30

Ivan Lendl           19

Pete Sampras     18

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency