Premier League

U bind nga Conte, qendërmbrojtësi francez zyrtarizohet te Tottenhami

Pas zyrtarizimit të Kessié-t dhe Christensen, Barcelona mendon edhe për largimet. Lëvizja e parë në dalje tashmë është zyrtare. Clement Lenglet i bashkohet Tottenhamit në formë huazimi për një sezon, pa asnjë mundësi blerjeje.

Qendërmbrojtësi francez mbërriti në Londër ditë më parë për të mbyllur transferimin dhe pasi plotësoi të gjitha dokumentet u zyrtarizua këtë të premte.

Lenglet ka vendosur t’i bashkohet një ekipi që luan në Champions, ku pritet të jetë titullar i padiskutueshëm. Francezi kërkohej edhe nga Juvja, por ai ka zgjedhur t’i japë “OK”-in Tottenhamit pas interesimit të Contes.

Lenglet pret të luajë në vazhdimësi për të bindur edhe Deshcamps që ta grumbullojë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Barça bën lëvizjen e parë, tani pritet të largohen emra të tjerë si: Umtiti, Riqui Puig, Neto, Braithwaite, Trincao dhe Mingueza.

https://twitter.com/i/status/1545479291827257351

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency