Serie A

Ish-sulmuesi i Juves rikthehet në Torino, këtë herë me fanellën ‘granata’

Riccardo Orsolini drejt rikthimit në Torino. Sulmuesi 25-vjeçar i Bolognës kërkohet me ngulm nga Ivan Juriç te Torino dhe dy klubet janë shumë pranë një akordi për transferimin në huazim me detyrim blerjeje.

Bëhet fjalë për një huazim kundrejt 1.5 milionë eurove dhe detyrim blerjeje për 10 milionë euro të tjera, nëse sulmuesi arrin të përmbushë disa pritshmëri të përcaktuara qartë në kontratë.

Vetë Orsolini ka dhënë miratimin dhe në fillim të javës pritet që të zbarkojë në Torino për të kryer vizitat mjekësore e për të nisur menjëherë përgatitjet me shokët e rinj të skuadrës.

Orsolini ka një të shkuar në Torino, por te Juventusi, që e bleu verën e 2017-ës nga Ascoli. Megjithatë sulmuesi nuk e veshi asnjëherë fanellën bardhezi, sepse pas vetëm pak seancash stërvitore, u huazua fillimisht te Atalanta e më pas te Bologna.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency