La Liga

Chelsea s’e mbajti, mesfushori spanjoll: Aventurë pozitive, i lumtur që rikthehem në shtëpi

Saul Niguez është rikthyer tek Atletico Madrid. Mesfushori kaloi sezonin e fundit i huazuar te Chelsea për 5 milionë euro, me klubin e Premier League që nuk ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit për 35 milionë të tjera.

26-vjeçari luajti fare pak tek ekipi i Thomas Tuchel. 23 ndeshje në total në të gjithë kompeticionet, shumicën jo si titullar. Niguez do të rikthehet në La Liga.

Tek Atletico ka luajtur 340 ndeshje dhe ka shënuar 43 gola, duke fituar katër trofe. Gjithsesi, mesfushori e cilëson pozitive aventurën në ishull, ndërkohë që është i karikuar në maksimum për të bërë mirë me “Colchoneros”.

Sinqerisht që ndihem shumë mirë këtu, mezi po pres të rinis aventurën me Atletico Madrid. Ndodhem në shtëpi, dua të shoh sërish shokët e skuadrës dhe të nis punën për sezonin e ri.

Nuk luajta aq sa doja te Chelsea, ishte një sezon i komplikuar, por di të them që shijova një eksperiencë të bukur tek ekipi londinez”, deklaroi mesfushori i kombëtares spanjolle.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency