Merkato

Zëvendësuesi perfekt i Lewandowskit, një anglez intrigon Bayernin

Bayern Munchen i ka idetë e qarta në lidhje me pasardhësin e Robert Lewandowskit. Bomberi polak po ushtron “presion” për t’u shitur te Barcelona, ekip ku ka vendosur të vazhdojë karrierën.

Kampionët e Gjermanisë kërkojnë 60 milionë euro për të lënë të lirë 33-vjeçarin, teksa në Bavari janë dakord në lidhje me zëvendësuesin perfekt të golashënuesit më të mirë të historisë së Bundesligës.

Kicker shkruan se ai është Harry Kane, kapiteni i Tottenhamit dhe kombëtares angleze. Vera është e gjatë akoma, asgjë nuk përjashtohet, por mendohet se Bayerni do të tentojë sulmin frontal për goleadorin anglez verën e ardhshme.

Vështirë që Antonio Conte dhe drejtuesit e klubit londinez do të lejojnë largimin e Kane në këtë seksion të merkatos, diçka për të cilën janë të vetëdijshëm në kampin gjerman.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency