Bundesliga

Mathaus: Drejtuesit e Bayernit u kërkojnë klubeve të tjera gjëra që nuk i bëjnë vetë kurrë

Legjenda e futbollin gjerman dhe Bayernit të Mynihut, Lothar Mathaus akuzon bavarezët për mungesë koherence dhe aplikim standardesh të dyfishta. Duke folur për merkaton, ai ka deklaruar se drejtuesit e Bayernit u kërkojnë klubeve të tjera diçka që vetë nuk kanë ndërmend ta bëjnë ndonjëherë.

“Drejtuesit e Bayernit kontaktuan fillimisht Mane dhe më pas De Ligt. Më pas pranuan me krenari se kanë gjetur marrëveshjen me futbollistët dhe se klubet e tyre duhet të bien dakord me një ofertë të pranueshme. Nga ana tjetër, edhe Lewandowski ka arritur marrëveshjen me Barcelonën, por askush te Bayerni nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë ofertën e pranueshme prej 40 milionë eurosh dhe kërkon me ngulm 60”, deklaroi Mathaus.

Ish mesfushori gjerman i tha këto fjalë menjëherë pas ofertës së gjermanëve për holandezin Mathijs De Ligt, që ishte vërtetë e ulët krahasuar me pretendimet e Juventusit, megjithatë bavarezët mbrohen nga fakti se kanë një akord me futbollistin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency