La Liga

Shkolla e vjetër italiane, pas Conte edhe Gattuso “shtrin” në tokë futbollistët!

Gjatë ditës së hënë u bë virale një video e lojtarëve të Tottenham që vuanin shumë gjatë një seance stërvitore të Antonio Contes në grumbullimin e tyre në Seul të Koresë së Jugut. Harry Kane dhe Heung Min Son ishin dy nga protagonistët që patën edhe probleme me sulmuesin që volli në fushë ndërsa koreano-jugori në një moment u shtri në fushë pasi energjitë e tij shteruan.

Megjithatë, këto metoda ushtarake para sezonit, duket se nuk i përdor vetëm Antonio Conte dhe se diçka e tillë duket të jetë një “sëmundje” e trajnerëve italiane. Pasi diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në stërvitjen e Valencias me lojtarët e skuadrës spanjolle që ishin të pafuqishëm për të vazhduar stërvitjen deri në fund pas kërkesave të jashtëzakonshme të Gennaro Gattuzos.

Ish-trajneri i Milan, mori detyrën e re këtë verë dhe duket se kërkon menjëherë të imponojë idetë e tij në mënyrë që skuadra të jetë gati për sezonin që nis në muajin gusht. Tekniku po zbaton një program rigoroz dhe me ngarkesë të plotë, pavarësisht se lojtarët kanë qenë për disa javë të shkëputur nga aktiviteti.

Gjithsesi, e sigurt është se për shkollën italiane të trajningut, nuk ka vend për stërvitje të lehta, sidomos para një sezoni që pritet të jetë shumë i ngarkuar edhe prej Botërorit të Katarit që nis në muajin nëntor.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency