E mbyll në Brazil, ish-mbrojtësi i Romës “var këpucët në gozhdë”
Leandro Castan i dha lamtumirën futbollit. Ish-mbrojtësi i Romës ishte kthyer në Brazil dhe sezonin e kaluar ai veshi fanellën e Guarani.
Ndërsa ka bërë publik në rrjetet sociale vendimin për t’u tërhequr nga futbolli, 35-vjeçari theksoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do mund të luante për skuadra të mëdha.
“Ka ardhur momenti më i vështirë për një lojtar. Zoti më dha më shumë se çfarë unë ëndërroja. Nuk e kisha imagjinuar kurrë të luaja në skuadrat ku luajta dhe të fitoja ato që kam fituar, as që e imagjinoja që në moshën 27-vjeçare, në momentin më të mirë të karrierës sime, pas një marramendjeje, mjekët mund të më thoshin se nuk do të luaja më futboll. Nuk dija çfarë të mendoja. Sot, 8 vjet më vonë, mund të them se ka mbaruar. Falenderoj Romën, Walter Sabatinin që ishte si një baba për mua. Garcia që më dha një mbështetje të pabesueshme dhe të gjithë fansat. Një përqafim i madh.”-shkruan ish-mbrojtësi.



