Spanjë

Barça në hall të madh, Samuel Umtiti “ngel në klasë”

Mbrojtësi francez, Samuel Umtiti i ka orët e numëruara në Barcelonë, por duket se largimi i tij po zgjat shumë.

28-vjeçari ishte shumë pranë kalimit në Ligue 1, te Rennes, me palët që ishin dakordsuar për kushtet e marrëveshjes, por në fund gjithçka ka dështuar.

Kjo pasi, Umtiti nuk ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe francezet janë tërhequr nga kartoni i tij duke shkaktuar “trazira” në ambientin e katalanasve.

Ish-mbrojtësi i Lyon tani duhet të mendojë për një alternativë tjetër, pasi në Barcelonë ia kanë bërë të qartë se nuk ka më vend për të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency