Goditje e dyfishtë, Rooney projekton dy emrat “Big” për DC United
Wayne Rooney ka filluar menjëherë nga puna në Amerikë. Trajneri i ri i DC United ka shkuar me synime të qarta, ndërsa nuk ka humbur shumë kohë duke i bërë me dije drejtuesve, dëshirat dhe objektivat e tij për përforcimin e skuadrës.
Bëhet fjalë për Jesse Lingard dhe Luis Suarez. Anglezi është pa skuadër, pasi i ka skaduar kontrata me “Djajtë e Kuq”, ndërsa për rinovimin e tij nuk ka asnjë lajm.
29-vjeçari pas një karriere te Man.Utd dhe shumë huazimeve, i fundit te West Ham ka bërë gati “valixhet”. Londinezët e duan përsëri në skuadër, por Rooney mund të luaj një rol deçiziv në të ardhmen e Lingard.
Luis Suarez, nuk ka shumë nevojë për fjalë, me një CV të pasur është gjithashtu në kërkim të një skuadre të re.
Ishi i Atletico Madrid ishte shumë pranë River Plate, por operacioni dështoi, ndërsa Amerika e tundon, por mbetet për t’u parë nëse DC United do të plotësoj kushtet financiare te uruguaianit.



