Merkato

Vjet ishte afër Juves, “El Pistolero” pranë firmës me “gjigantin” italian

Luis Suarez kërkon me çdo kusht kalimin në Serie A. Sulmuesi uruguaian qëndron pa klub prej 1 korrikut, datë kur i dha fund aventurës me Atletico Madrid.

River Plate e tentoi, por eliminimi i ekipit të Gallardos nga Kupa Libertadores ndikoi që “El Pistolero” të mos pranonte transferimin në Buenos Aires.

Për 35-vjeçarin interesohet edhe Fenerbahce. Klubi nga Stambolli i ka ofruar një kontratë 2+1 me 6 milionë euro pagë sezonale, por Suarez dëshiron vetëm Italinë.

Vjet ishte shumë afër Juventusit, emri i tij është lidhur edhe me Monzën, ndërkohë që iberikja AS shkruan se në garë për goleadorin e njohur është futur edhe Milani.

Kalimi te kampionët e Italisë do ishte një mundësi e shkëlqyer për sulmuesin. Drejtuesit e kuqezinjve po punojnë në heshtje dhe së shpejti mund të kemi një akord, me Suarez që do t’i sillte gola dhe eksperiencë ofensivës së Stefano Piolit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency